...
Rreth e Rrotull
Sarandës
Rreth e Rrotull

Të shëtisësh në këmbë në qytetin e Sarandës është sa e thjeshtë aq dhe e përshtatshme. Me shumë zona dedikuar këmbësorëve, ecja është shpesh zgjedhja kryesore kur bëhet fjalë për zbulimin e qytetit. Shëtitorja është zona më simpatike e qytetit për t'u shëtitur në këmbë, e mbushur me dyqane, shumë bare dhe restorante. Por ju mund të lëvizni gjithashtu në mënyra të tjera; merrni me qira një biçikletë, të merrni një nga autobusët urbanë ose një taksi. Duke alternuar autobusin, biçikletën, varkën dhe makinën, ju do të merrni më të mirën nga qendrimi juaj në Sarandë! Zgjedhja është e juaja!

Autobusët e Sarandës

Autobusët janë në dispozicion për udhëtimet e shkurtra brenda Sarandës, por dhe në rrethinat e tij jashtë qytetit. Rrjeti i autobusëve urbanë është efikas dhe i lehtë për t'u përdorur. Marrja e autobusit është një nga mënyrat më të lira për të lëvizur dhe për të vizituar zonat rreth e përqark Sarandës. Ka një linjë autobusi që niset çdo orë nga qendra e Sarandës përgjatë bregdetit, Ksamilit, për të përfunduar në Butrint një nga atraksionet më të jashtëzakonshme historike dhe arkeologjike të Shqipërisë. Autobusët funksionojnë nga mëngjesi herët deri në orët e vona të pasdites. Biletat mund të blihen me para në dorë nga fatorino brenda në autobus.

Taksi

Nëse orët e para të mëngjesit ju kapin jashtë, ose nëse ju duhet të udhëtoni një distancë më të gjatë me bagazhe të rënda, ekziston gjithashtu mundësia të merrni një taksi. Vendi më i mirë për të gjetur një të tillë është pranë portit, në sheshin Nëne Tereza, afër Hotel Butrintit dhe skajit jugor të shëtitores. Taksitë janë relativisht të lira në Sarandë, komode dhe një mënyrë e besueshme për të lëvizur.

Shëtitje me anije

Udhëtimi me varkë është padyshim një nga mënyrat më piktoreske për të parë qytetin dhe për të eksploruar plazhet në Rivierën Shqiptare. Shumë agjenci turistike në Sarandë ofrojnë udhëtime ditore nga Sarandë-Korfuz-Sarandë dhe lloje të tjera udhëtimesh duke përfshirë, kroçerat solo, turet private me jaht me disa ndalesa gjatë rrugës për të shijuar pamjet, plazhet dhe për të pasur mundësinë për të notuar. Ne kemi renditur shumë turne të ndryshme nën kategorinë Guida Turistike.

Shikoni gjithashtu

Our Partners