USHQIME DHE PIJE
Harapash
Harapashi është një nga gatimet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe është karakteristik për Shqipërinë e Jugut. Ky specialitet i shijshëm e i ngrohtë, i bërë ... see moreme miell misri dhe zorrët e qingjit është gatuar për shekuj me radhë gjatë muajve të ftohtë. Harapashi shoqërohet më së miri me bukë të thekur, mish, byrekë të ndryshëm dhe sallatë të freskët.
Peshk i pjekur në skarë dhe frutat e detit
Ushqimet e detit janë gjithmonë një zgjedhje e mirë në Sarandë sepse vijnë të freskëta nga deti Jon. Peshku zakonisht ... see moregatuhet thjesht në skarë ose në furrë në mënyrën mesdhetare. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për supë peshku, peshk ose sardele të pjekur në furrë, ushqimet e detit parapëlqehen në masë të madhe nga vizitorët në këtë qytet të jashtëzakonshëm bregdetar.
Byreku
Byreku është një nga gatimet tradicionale më të shijshme dhe më të pëlqyera në Shqipëri. Byreku mund të përgatitet me petë të bëra vetë ose ... see moreme peta të pjekur paraprakisht, me mbushje të ndryshme sipas dëshirës tuaj, ose sipas zonës ku sipas së cilës variojnë në të ëmbla ose të kripura. Disa nga llojet më të shijshme të byrekut në Sarandë përfshijnë atë me qepë dhe domate, me kungull (versioni i ëmbël), mish me makarona, oriz dhe pulë. Byreku duhet të përgatitet në një tepsi të madhe dhe të pritet në copa më të vogla pas pjekjes. Mund të shërbehet i ftohtë ose i ngrohtë dhe të shijon shumë kur e shoqëron me dhallë të freskët.
Restorante
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.