Producers on the Boat
Producers on the Boat
Bashkon producentët më të mirë evropianë me elitën e producentëve rajonalë që kanë një ndikim të vërtetë në rigjallërimin e skenës së filmit ballkanik. Ata do të jenë së bashku në një udhëtim me varkë përgjatë vijës bregdetare të Sarandës për të shijuar përvojën shqiptare.
Movies on the Coast
Aktivitete argëtuese për qytetarët dhe vizitorët në plazhin e bukur të Sarandës dhe në Ksamil, me kinema, muzikë dhe lojra për fëmijë.
Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e @fondi_shqiptar_i_zhvillimit nëpërmjet programit PIUTD dhe në partneritet me @bashkiasarande ka si qëllim promovimin e Sarandës, si destinacion turistik, përmes aktiviteteve kulturore.
Më shumë
Solar Music Festival
"Solar Music Festival" është një festival i ri i cili do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm . Ky event treditor do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës. Ky aktivitet do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalët e tjerë.
Më shumë
Kinemaja e Hapur
“Kinemaja lëvizëse” në Shqipëri është një bashkëpunim me një kompani të specializuar për ti dhënë jetë kinamasë së hapur në Sarandë. Për 3 netë rresht një show plot atmosferë do të sjellë kënaqësi të vecantë për rininë e qytetit dhe turistët vendas e të huaj. Në një ekran kinemaje do të projektohen premierat e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj otërore duke përfshirë edhe filmin nostalgjik arkivor, kronikat e kohës nga Saranda e dikurshme. Pjesë e eventit janë edhe performanca e këngëtareve Eranda Libohova, Liljana Kondakci, Kristina Ndoja etj.
Më shumë
Saranda Beach Games
Veç diellit-detit-rërës, (Sun, Sea, Sand) ky event do t'i shtojë një tjetër S të madhe Sarandës-Sportin. Paddling, Wind Surfing, Scuba Diving, Duathlon etj do të jenë disa nga aktivitetet kryesore që do të rrisin dëshirën për të marrë pjesë në Saranda Beach Games dhe për ta konsideruar qytetin e Sarandës jo vetëm si një destinacion për plazhin dhe detin, por edhe për argëtim, sport dhe gamën e aktiviteteve që mund të bëni në qytet.
Më shumë
Plazhe dhe Gjire të Fshehura
Saranda është një destinacion i njohur për plazhet e mahnitshme, klimën e ngrohtë, ujërat e kristaltë, natyrën dhe vendet unike që shkrihen me mikpritjen e saj të ngrohtë. Ky aktivitet synon të krijojë, standardizojë dhe promovojë një broshurë turistike cilësore (si një nga burimet më të njohura të informacionit për turistët) vetëm për plazhet dhe gjiret e fshehura të vizitueshme vetëm me varkë.
Më shumë
Saranda Folk On
Saranda Folk On është një koncert muzikor me fokus muzikën tradicionale dhe kostumografinë që synon të jetë një vlerë e shtuar për kalendarin e eventeve kulturore në Sarandë dhe të krijojë eksperienca më të pasura dhe të rrisë vlerësimin ndaj kulturës.
Më shumë