Në Qendrën e Informacionit Turistik ofrohen një shumëllojshmëri informacionesh dhe materialesh në mënyrë që ju mund të zbuloni edhe vendet më të fshehura piktoreske të Sarandës. Stafi do t’ju këshillojë dhe do t’ju ndihmojë në planifikimin e vizitës suaj. Në zyrën e informacionit turistik mund të merrni jo vetëm informacione rreth qytetit dhe atraksioneve të tij rreth e përqark, por dhe harta dhe materiale të ndryshme informative për t'ju ndihmuar të shijoni qëndrimin tuaj. Gjithashtu ofrohet mundësia për të prenotuar restorante, akomodime, eventet që zhvillohen në Sarandë e jo vetëm. Për informacione praktike dhe detaje të tjera të nevojshme kontaktoni në:
info@saranda.al
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.