...
Të paharrueshme
Monumente
Objekte Kulti
Art & Muzikë
Arte Vizuale
Art & Kulturë

Saranda  është dëshmia e një gërshetimi unik, ku ujërat e pastër jonian dhe kodrat e mbuluara me ullinj kryqëzohen sa me gjurmët e një qytetërimi të lashtë po aq edhe me qytetërimin modern. Ky qytet mahnitës ruan në gjirin e vet thesare të një kulture e tradite shekullore, histori dhe kulturë të jashtëzakonshme. E ndodhur në skajin më jugor të Shqipërisë dhe e lashtë më shumë se dymijë vite, Saranda ka qenë e sunduar nga Perandoria Romake deri në shekullin e 4-të pas Krishtit. Sot, ky qytet magjik dhe rrethinat e tij strehojnë shumë site arkeologjike e vende natyrore me vlera unike. Dëshmi të kësaj periudhe mund të gjenden në muret që rrethojnë qytetin e vjetër, një pjesë e të cilave mund të shihen nga shëtitorja kryesore. Saranda është qytet që ofron një pafundësi aktivitetesh përgjatë gjithë vitit, pavarësisht sezonit, ndaj përgatituni ta JETONI dhe ta DASHURONI.

  • Sinagoga e lashtë- Ky monument kulture është një kompleks sinagogash që ndodhet në qendër të Sarandës. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar dhe admiruar mozaikët me motive gjeometrike dhe floreale që veshin dyshemetë e këtij kompleksi.
  • Manastiri i Shën Kollit- Ky vend i shekullit të 11-të është unik për shkak të  arkitekturës, nivelit të vlerave artistike dhe përmasave të mëdha.
  • Kalaja e Onhezmit- Muret e qytetit mendohet se datojnë që prej periudhës së udhëheqjes së perandorit Anastasius (491-518 pas Krishtit). Ato përfshinin një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe ishin të ndarë nga kulla dhe bastione poligonale. Udhëtari britanik Edward Lear i cili vizatoi muret perëndimore në 1857 i shfaqi ato si të paprekura. Sot mbijetojnë vetëm disa struktura të shkurtra e pjesa më mbresëlënëse (përfshirë kullat) gjendet ngjitur me sheshin qendror, përballë bashkisë.
  • Odeon- Një Odeon i vogël (një teatër i vogël për takime ose ngjarje muzikore) ndodhet sot në katin e parë të Hotel Republikës afër pedonales buzë detit. Mbetjet nga kjo vepër tregojnë një zonë ndenjjeje që të ofron një fushëpamje në drejtim të Korfuzit dhe detit Jon.
Shikoni gjithashtu

Our Partners