...
Si të mbërrini
në Sarandë?
Si të mbërrini në Sarandë

Rrethi i Sarandës ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë dhe ndan të gjithë kufirin jugor me Greqinë.

Mbërritja në Sarandë në rrugë ajrore

Në Sarandë mund të mbërrini në rrugë tokësore, detare si dhe në rrugë ajrore duke zgjedhur aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, 284 kilometra larg.Shpesh turistët e huaj zgjedhin aeroportin e Korfuzit në Greqi, 36 km larg, si mënyrën më të shpejtë për të mbërritur në Sarandë. Ky itinerar përfshin kalimin e një kufiri kombëtar dhe një udhëtimi me traget.

Mbërritja në Sarandë në rrugë tokësore

Nëse vini nga veriu, verilindja, porti i Durrësit dhe gjithë Shqipëria e mesme, ka dy mundësi lëvizjeje:

  • Itinerari: Ballsh- Tepelenë- Gjirokastër- Qafa e Muzinës- Sarandë
  • Itinerari: Vlorë- Parku Kombëtar Natyror i Llogarasë, dhe më tej përgjatë bregdetit të Jonit (Dhermi, Vuno, Himarë, Borsh, Lukovë).
Nëse vini nga Greqia në rrugë tokësore, mund të kaloni përmes tre pikave të kalimit kufitar: Kakavijë; Tri Urat (pranë Përmetit); Qafë Botë (skajin jugor të vendit afër Konispolit)Nëse vini nga Shqipëria Lindore, Maqedonia e Veriut ose Greqia veriore (pika e kalimit kufitar të Kapshticës) mund të kaloni: 
  • Nga Elbasani duke ndjekur më pas një nga dy degezimet që fillojnë në Fier
  • Nga Korça : Ersekë- Leskovik- Përmet- Kelcyre, Uji i Ftohtë (Tepelenë)- Gjirokastër - Qafa e Muzines-Sarandë.

Mbërritja në Sarandë në rrugë detare

Nga Shqipëria, turistët do të kalojnë përmes portit të Durrësit ose të Vlorës. Nga Greqia, vizitorët do të kalojnë përmes portit të Korfuzit dhe Igumenicës.

Shikoni gjithashtu

Our Partners