Eksploroni natyren, aty ku dielli shkëlqen 300 ditë në vit
Veç vijës bregdetare, qyteti i Sarandës me një klimë mesdhetare e më shumë se 300 ditë diell në vit ofron shumë atraksione të tjera natyrore për t’u eksploruar. Një ndër më popullorët është Syri i Kaltër, i cilësuar si një monument natyre. Nën rrezet e diellit, uji i ftohtë që gurgullon nga një burim karstik, thellësia e të cilit mbetet i panjohur, për shkak të presionit të lartë, merr një ngjyrë magjepsëse të kaltër në qendër duke i dhënë dhe emrin këtij fenomeni natyror.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.