
Eventet që nuk duhen humbur
Programi i pasur i aktiviteteve artistike e folklorike, promovon jo vetëm Sarandën si një destinacion turistik, por i jep edhe më shumë gjallëri qytetit bregdetar. Kinemaja e hapur, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Butrint, Festivali i Mandarinës, Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, Panairi Kombëtar i Suvenireve, Saranda Folk On janë disa nga eventet që kontribuojnë në imazhin e qytetit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Saranda është qytet që ofron një pafundësi aktivitetesh përgjatë gjithë vitit, pavarësisht sezonit, ndaj përgatituni ta JETONI dhe ta DASHURONI.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.