Shija e mesdheut në pjatën tuaj
Gatimet dhe guidat e degustimit janë një tjetër përvojë e veçantë që nuk duhet humbur gjatë qëndrimit tuaj në Sarandë. Klima e butë mesdhetare, pozita gjeografike e jo vetëm, favorizojnë dhe pasurojnë kulinarinë e Sarandës me shije të freskëta tipike mesdhetare. Peshku i gatuar në skarë, frutat e detit, agrumet, perimet dhe mishi i shijshëm janë kryefjala e çdo menuje. Në rrethinat e qytetit janë ngritur gjithashtu shumë ferma agroturizmi të cilat ofrojnë një përvojë edhe më unike drejt zbulimit të pjatave dhe shijeve të këtij qyteti bregdetar.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.