...
Planifiko
turin tënd
Eksploroni botën e pasur nënujore

Vija bregdetare e Sarandës ofron pamje spektakolare të ujërave të kthjellëta, por bota e pasur nënujore revervon edhe më shumë aventurë e adrenalinë. Eksplorimi i thellësive të kristalta të Jonit, do ju njohë me një botë sa të jashtazakonshme aq edhe të bukur. Korale të shumëllojshme, habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh, reliket e anijes së mbytur në Gjirin e Sarandës, breshka që herë pas here notojnë në thellësitë e Jonit janë arsyet se përse rezervimi i një guide për të zbuluar botën nënujore, është një nga gjërat që do të shijoni më shumë në Sarandë.

Our Partners