Ndërmerrni Turin e Historisë për të mësuar rreth trashëgimisë kulturore
Krahë natyrës, plazheve mbresëlënëse, shijeve mesdhetare, është historia e trashëgimia e pasur kulturore e Sarandës ajo që lartëson edhe më tej emrin e këtij destinacioni duke e shndërruar në një nga më të pëlqyerit në mesin e turistëve vendas e të huaj. Manastiri i 40 Shenjtorëve, Manastiri i Shën Gjergjit, Manastiri i Shën Nikollës Mesopotam, Xhamia e Gjin Aleksit, kalaja e Onhezmit, kishat e vjetra Bizantine përreth qytetit të Sarandës, janë dëshmitë dhe gjurmët e një qytetërimi të lashtë që sot mban emrin Sarandë.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.