...
Planifiko
turin tënd
Përshkoni shëtitoren në këmbë dhe shijoni jetën e natës

Shëtitjet në këmbë, shijimi i një kokteji në një nga baret e hapura vetëm pak hapa larg detit, darkat jashtë e muzika ritmike që të bën të kërcesh gati gati pa vetëdije janë pjesë e stilit të jetesës në Sarandë. Gjatë mbrëmjeve, atëhere kur shëtitorja e rrugët e Sarandës gëlojnë nga gjallëria, argëtimi dhe kënaqësia është e garantuar, në çdo cep. Pa rezervim, pa pagesë ekstra, përshkimi i shëtitores në këmbë është një përvojë që nuk duhet humbur gjatë pushimeve tuaja në Sarandë.

Our Partners