Një nga vendet më me vlerë për t'u vizituar, që gjendet vetëm 2 kilometra larg nga qyteti i Sarandës. Një thesar i trashëgimisë kulturore lokale e jo vetëm që gjendet në majë të një kodre mes rrënojave të fshatit me të njëjtin emër. Kalaja e Lëkurësit mendohet të jetë ndërtuar rreth shekullit të 16-të ose të 17-të gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane, e është zgjeruar edhe më tej nga Ali Pashë Tepelena, derisa u braktis gjatë shekullit të 19-të.
Panoroma e peizazhit arrin deri në kufirin grek në
Korfuz. Diplomati britanik William Martin Leake, gjatë një vizite në
fshatin Lëkurës në dhjetor 1804 e përshkroi kalanë si fortesë të vogël
katrore të bardhë me një shteg zigzag i cili të drejtonte në majë të
malit.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.