Perlë e Rivierës Shqiptare, Plazhi i Manastirit ndodhet poshtë kodrës me të njëjtin emër, ku është ngritur manastiri i Shën Gjergjit.
Rrallëherë mbushur me njerëz, ky plazh gjendet në një gji të
mrekullueshëm që është i izoluar nga të dyja anët nga shkëmbinjtë që
përfundojnë deri në det. Ky plazh me detin ngjyrë smeraldi, është
thuajse i fshehur nga sytë e njerëzve dhe një vend unik për t'ia kaluar
mirë nën shoqërinë e njerëzve të dashur.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.