Një nga destinacionet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Ksamili ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. I njohur si “perla e Jonit”, bregdeti i Ksamilit ka rërë të bardhë, plazhe të vegjël, gjire të fshehura ku mund të arrihet vetëm me kanoe a varkë dhe katër ishuj të gjelbëruar, të cilët janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Vizitorët mund të mbërrijnë në këtë gji, të rrethuar me ujëra të
bruztë, duke notuar ose me varkë. Plazhi i Ksamilit është vendi i
përsosur për t'u vizituar me fëmijët, sepse plazhi është me rërë të imët
dhe temperatura mbi 30 gradë Celcius gjatë verës. Udhëtimet me varkë,
kuzhina mesdhetare dhe plazhet me rërë do ta kthejnë Ksamilin në
destinacionin tuaj të preferuar.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.