Plazhi i Pasqyrave ndodhet në një gji ku qiejt blu shkrihen me detin vezullues. I gjendur midis Sarandës dhe Ksamilit, ky plazh dhe fenomeni natyror i reflektimit të diellit mbi ujin e pastër kristal dhe shkëmbinjtë e bardhë, krijon efektin magjik të një pasqyre.
Mungesa e resorteve, hoteleve, restoranteve dhe bareve e ka
mbajtur këtë vend mahnitës e të rrethuar nga shkëmbinjtë e bardhë, një
sekret për shumë njerëz ndër vite. E megjithatë, ky plazh mbetet sërish një nga më të bukurit dhe më të populluarit në Sarandë.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.