Vetëm 2 kilometra nga Saranda, Manastiri i 40 Shenjtorëve, i cili ndodhet në lindje të qytetit, në majë të kodrës së fshatit Gjashtë, është një nga vendet më të rëndësishme historike të zonës që ofron një panoramë magjepsëse. Emri Sarandë është përmendur për herë të parë në fillim të shekullit të 15-të dhe vjen nga ky manastir i krishterë nga periudha e Antikitetit të Vonë: Manastiri i Dyzet Shenjtorëve ose Ágii Saranda në greqisht.
Kisha e manastirit ishte bazilika më e madhe në rajon. Manastiri, i cili
është 40 metra i lartë dhe 24 metra i gjerë, është ndërtuar në
shekullin e 6-të. Manastiri i është nënshtruar ndryshimeve të shumta
përgjatë shekujve në vijim. Sot, ruhet në gjendje disi të mirë kati i nëndheshëm ndërsa kati mbi tokë është
dëmtuar rëndë gjatë Luftës II Botërore nga bombardimet e avionëve
britanikë. Manastiri ka marrë statusin Monument i Trashëgimisë
Kulturore Kategoria e Parë në vitin 1970.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.