Ky atraksion popullor turistik, një monument natyre, 23 kilometra në lindje të qytetit, i gjendur në një rezervat natyror është një burim nënujor dhe një fenomen natyror në afërsi të fshatit Muzinë të komunës së Finiqit, midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Nën rrezet e diellit, uji i ftohtë që gurgullon nga një burim karstike rreth 50 metra i thellë merr një ngjyrë blu të thellë në formën e syrit.
Edhe pse shumë zhytës janë përpjekur të prekin fundin e burimit,
thellësia e vërtetë mbetet ende e panjohur, sepse presioni i ujit e bën
thuajse të pamundur eksplorimin. Ky burimi është i njëjti me atë që
ushqen gjithashtu lumin e Bistricës. Uji i ftohtë akull i Syrit të
Kaltër është magjepsës dhe joshës për shumë vizitorë. Edhe pse uji arrin
jo më shumë se 10 gradë celsius gjatë gjithë vitit, shumë të rinj
zhyten në mes të syrit, ku burimi të shtyn menjëherë në sipërfaqe.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Sarandë.